UNRWA ka thënë se vendimi i ShBA-së për të shkurtuar fondet me vlerë qindra milionë dollarë për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë do të ketë implikime serioze për palestinezët në Gaza dhe në rajon.
Shefi i organizatës, Philippe Lazzarini përmes një shkrimi në “X” tha se refugjatët palestinezë po mbështeten te komuniteti ndërkombëtar për të rritur mbështetjen, siç tha ai, për të përmbushur nevojat e tyre themelore.
“Në Gaza, komuniteti humanitar po garon kundër orës për të shmangur urinë. Si shtylla kurrizore e përgjigjes humanitare, çdo boshllëk në financimin e UNRWA do të komprometojë aksesin në ushqim, strehim, kujdes shëndetësor parësor dhe arsim në një kohë traume të thellë”,
“Refugjatët palestinezë po mbështeten te komuniteti ndërkombëtar për të rritur mbështetjen për të përmbushur nevojat e tyre themelore”, shkroi Lazzarini.
The post UNRWA: Vendimi i ShBA-së për të shkurtuar fondet do të ketë implikime serioze për palestinezët appeared first on Klan Kosova.





