Home > Uncategorized > “Burimi Comerc” premton kthimin e parave në këmbim të heshtjes (VIDEO)

“Burimi Comerc” premton kthimin e parave në këmbim të heshtjes (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Që nga 2022-ta, kur Feim Ramaj e kuptoi që banesa e tij të cilën e bleu nga “Burimi Comerc”, veçse ishte shitur te një blerës tjetër më 2017-ën, Lulzim Berisha, drejtori i kompanisë, nuk është bërë i gjallë.

Ai nuk iu përgjigj as telefonatave të emisionit Kiks Kosova.

Nga kjo kompani për Kiksit versionin e tij e dha vëllai i Lulzimit, Isuf Berisha, i cili në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, figuron si pronar.

Isuf Berisha fillimisht u pajtua për të dhënë intervistë, por më pas ndryshoi mendje dhe erdhi në redaksinë e emisionit për të kërkuar një javë kohë për t’iu përgjigjur pyetjeve të Kiksit përmes e-mailit.

Ai nuk u përgjigj në pyetjen se ku ndodhet vëllai i tij, Lulzimi, e as pse iu shit banesa e njëjtë Feim Ramajt në vitin 2019, kur e njëjta veçse kishte qenë e shitur te Blerim Hasani, në vitin 2017 dhe derisa parakontrata ishte ende aktive.

Sipas tij, pyetjet janë të pabaza dhe të njëjtat nuk pasqyrojnë realitetin.

Ashtu siç i kishte premtuar edhe Feimit tash e 16 muaj, Isuf Berisha i tha Kiksit se brenda një afati sa më të shkurtër, do ia kthejë Feimit borxhin prej më shumë se 25 mijë eurove.

Në përgjigjen e tyre, e cila mban vulën e kompanisë “Burimi Comerc”, vëllezërit Berisha paralajmërojnë se do t’i padisin blerësit për pretendimet e tyre se banesat që i kanë blerë nga kjo kompani, kanë qenë të shitura.

Ani pse në takim, Isufi tha se “Burimi Comerc” nuk është duke e vazhduar aktivitetin e ndërtimit të banesave, por vetëm po mbledh borxhet, ai nuk u përgjigj kur këtë pyetje ia dërgoi emisioni në e-mail.

Megjithatë, këtë përgjigje Kiksi e mori nga dy institucione shtetërore.

Se “Burimi Comerc” është ende një biznes aktiv, figuron edhe në webfaqen e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, pronar i të cilës është Isuf Berisha, me 30 mijë euro kapital.

Aktivitetin e “Burimit Comerc”, Kiksit ia kanë konfirmuar edhe nga Adminstrata Tatimore e Kosovës. /Klankosova.tv

The post “Burimi Comerc” premton kthimin e parave në këmbim të heshtjes (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights