Home > Uncategorized > Rusia zgjat arrestin me burg të gazetarit amerikan Evan Gershkovich

Rusia zgjat arrestin me burg të gazetarit amerikan Evan Gershkovich

//
/
Comments are Off

Një gjykatë në Moskë urdhëroi të martën për reporterin e Wall Street Journal, Evan Gershkovich, të qëndrojë në burg për akuzat për spiunazh të paktën deri në fund të qershorit, thanë zyrtarët e gjykatës, raporton AP,transmeton Klan Kosova.

Shtetasi 32-vjeçar amerikan u arrestua në fund të marsit 2023 teksa ishte në një udhëtim raportimi dhe ka kaluar gati një vit pas hekurave. Arrestimi i tij është zgjatur deri më 30 qershor.

Gershkovich dhe punëdhënësi i tij i kanë mohuar akuzat dhe qeveria amerikane e ka shpallur atë të arrestuar gabimisht.

Arrestimi i Gershkovichit në Yekaterinburg tronditi gazetarët në Rusi, ku autoritetet nuk kanë detajuar se çfarë provash kanë për të mbështetur akuzat për spiunazh.

Gazetari po mbahet në burgun Lefortovo të Moskës, i cili është i njohur për kushtet e tij të vështira.

Ambasadorja e ShBA-së në Rusi, Lynne Tracy mori pjesë në seancën gjyqësore të martën dhe përsëriti se “akuzat kundër Evanit janë kategorikisht të pavërteta”.

“Ato nuk janë një interpretim i ndryshëm i rrethanave. Ato janë trillime”, u tha Tracy gazetarëve jashtë gjykatës. “Asnjë justifikim për ndalimin e vazhdueshëm të Evanit dhe asnjë shpjegim se pse ai bënte punën e tij si gazetar përbënte një krim. Çështja e Evanit nuk ka të bëjë me prova, proces të rregullt ligjor apo sundim të ligjit. Bëhet fjalë për përdorimin e qytetarëve amerikanë si pengje për të arritur qëllime politike”, shtoi ai.

The post Rusia zgjat arrestin me burg të gazetarit amerikan Evan Gershkovich appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights