Psikologu Daniel Kahneman që kontribuoi në ekonominë biheviorale ka vdekur në moshën 90-vjeçare.
Kahnemani shkroi librin bestseller, Të menduarit, shpejt dhe ngadalë, ku argumentonte kundër nocionit që sjellja e njerëzve i ka rrënjët në procesin vendimmarrës – dhe se në të vërtetë shpesh bazohet në instinkt, shkruan The Guardian.
Universiteti i Princetonit, ku Kahneman ka shërbyer deri në fund, e ka konfirmuar vdekjen e tij të mërkurën në një komunikatë në ueb-faqen e tyre.
Ai më 2002 ishte shpërblyer me çmimin memorial Nobel në shkencat ekonomike, për hulumtimet e tij në fushën e psikologjisë dhe ekonomisë.
The post Vdes nobelisti Daniel Kahneman appeared first on Klan Kosova.


