Një grua nga Maryland i ShBA-së tha se kërkimi i kotë për një rostiçeri të veçantë e çoi atë në fitimin e një xhekpoti prej rreth 30 mijë dollarësh në lotari.
Gruaja e Randallstoën u tha zyrtarëve të lotarisë se kishte dalë për të provuar të gjente një kuti me ëmbëlsira dhe meqenëse nuk gjeti atë që këtkonte, kërkoi ndihmën e një menaxhereje.
Teksa priste që menaxherja të shikonte, ajo vendosi të luante lojën virtuale të lotarisë së garave me kuaj Racetrax. Ajo vendosi një bast Superfecta Box se kuajt 8, 9, 10 dhe 12 do të kalonin vijën e finishit në katër vendet e para.
Lojtarja tha se më vonë kontrolloi biletën, por nuk mendoi se ishte fituese.
“I dërgova një foto të biletës djalit tim për ta kontrolluar, por me të vërtetë mendova se nuk fitova”.
Djali i gruas, i cili shoqëroi nënën e tij në selinë e lotarisë, tha se shpejt e kuptoi që nëna e tij kishte bërë një gabim.
“Unë pashë biletën dhe kontrollova në internet dhe u hutova”, tha ai. “Unë i thashë: ‘Për çfarë po flet, mama, ti fitove’”.
Gruaja fitoi një çmim prej 29 mijë e 313,30 dollarësh.
The post Shkoi në dyqan për të blerë ushqim, fiton lotari appeared first on Klan Kosova.


