Home > Uncategorized > I sëmuret fëmija kryesueses së komisionit, Kokollari-Thaçi shfrytëzon shtyrjen e intervistimit (VIDEO)

I sëmuret fëmija kryesueses së komisionit, Kokollari-Thaçi shfrytëzon shtyrjen e intervistimit (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Urgjenca e kryesueses së komisionit rekrutues në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, e cila rezultoi me shtyrjen e intervistimit të kandidatëve, duke i dhënë kështu mundësi edhe njërës nga kandidatet, e cila atë ditë kishte munguar, që të shfrytëzonte kohën për intervistim, ngjalli dyshime se i gjithë procesi ishte i kurdisur.

Ndonëse ndërprerja e intervistimit ndodhi menjëherë pas intervistës së parë, kandidatët u njoftuan përmes postës elektronike, mirëpo zyrtarisht nuk iu dha as edhe një arsye, raporton Kiks Kosova.

Ndonëse në njoftim nuk shihej asgjëkundi fjala “emergjencë”, kryesuesja e komisionit, Zirije Hasani, në një bisedë telefonike për Kiks Kosovën, tha se kishte emergjencë familjare dhe se pa të, nuk mund të vazhdohej intervistimi.

Madje, Hasani, në përgjigjen e saj për emisionin, thotë se brendapërbrenda asaj salle është vlerësuar se kryetarja e ka rolin kryesor dhe se, përsëri, ata kanë vlerësuar që është më mirë të shtyhet, ndonëse ishin katër të tjerë që ngelnin në sallë, në mungesë të kryesueses.

Pretendimet e numrit dy në listë, Ebru Zborçës, dhe mbrojtjes së saj, Valtida Shukriut, se urgjenca e cila shkaktoi shtyrjen e intervistës për pesë ditë më vonë, i mundësoi kandidates, e cila e fitoi pozitën e punës, Teuta Kokollari-Thaçit, që të vinte në intervistë, meqë në ditën e përcaktuar fillimisht, më 27 janar, ajo kishte munguar, kryetarja e komisionit i hedh poshtë, duke thënë se komisioni nuk mund ta dijë se kush mungon.

Shukriu e Zborça hodhën dyshime edhe lidhur me një përgjigje në testin me shkrim. Duke qenë se kandidatët obligoheshin që në njërin test të përgjigjeshin në shqip, e në tjetrin në gjuhën angleze, pala ankuese nuk e pa të drejtë vlerësimin maksimal të komisionit ndaj përgjigjes në gjuhën angleze të Kokollari-Thaçit, përgjigje e cila do të duhej të ishte e shkruar në shqip.

Mirëpo, kryesuesja e komisionit ka mendim krejt ndryshe. /Klankosova.tv

The post I sëmuret fëmija kryesueses së komisionit, Kokollari-Thaçi shfrytëzon shtyrjen e intervistimit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights