Ardon Jashari ka ndryshuar mjedis, pasi nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e kampionatit belg.
Kjo pasi Club Brugge, njoftoi të mërkurën se ka arritur marrëveshje me Luzernin për transferimin e tij.
Mesfushori 21-vjeçar do të përfundojë sezonin në Luzern dhe më pas do t’i bashkohet ekipit belg.
Remo Meyer, drejtori sportiv i Lucernit, falënderon Jasharin për shërbimet e tij në Lucern. 21-vjeçari Jashari aktualisht është kapiten.
Meyer është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjen e Jasharit në Lucern. “Ajo që Ardon ka arritur gjatë kohës së tij me ne meriton respektin maksimal. Edhe pse sezoni i ardhshëm do të jetë i dhimbshëm për ne, ne jemi të lumtur dhe për Ardonin që ai tani mund të bëjë hapin tjetër në karrierën e tij”, tha Meyer.
The post Ardon Jashari transferohet në Belgjikë appeared first on Klan Kosova.


