Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus përmes një postimi në “X” ka thënë se vdekjes dhe lëndimet e rënda të mijëra fëmijëve në Gaza, siç u shpreh ai, do të mbeten një njollë për të gjithë njerëzimin.
Ai tutje u shpreh se mohimi i ushqimit, karburantit, strehimit dhe kujdesit shëndetëor, siç tha ai, është çnjerëzor.
“Ky sulm ndaj brezave të tanishëm dhe të ardhshëm duhet të përfundojë. Mohimi i nevojave themelore, ushqim, karburant, kanalizime, strehim, siguri dhe kujdes shëndetësor është çnjerëzor dhe i patolerueshëm”, u shpreh Tedros Adhanom Ghebreyesus.
The post Shefi i OBSh-së: Vdekjet e fëmijëve në Gaza njollë për të gjithë njerëzimin appeared first on Klan Kosova.





