Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) ka thënë se një shtatzëni e shëndetshme në Gaza nuk është më e realizueshme.
Sipas UNFPA gratë shtatzëna e poashtu edhe nënat e reja në Gaza po përballen me stres të paimagjinueshëm.
“155 mijë gra shtatzëna dhe nëna të reja atje po jetojnë me stres të paimagjinueshëm. Ato përballen me frikën e vdekjes jo vetëm nga sulmet ajrore, por nga shtatzënia ose komplikimet e lindjes, pasi shërbimet kanë dështuar. Tani, pas gjashtë muajsh nga lufta, ata gjithashtu përballen edhe me mungesë ushqimi”.
“Gratë shtatzëna kanë nevojë për një armëpushim tani dhe për akses të papenguar për ndihmë, në mënyrë që të mund të marrin ushqimin, kujdesin shëndetësor, sigurinë që u nevojitet urgjentisht”, thuhet në njoftimin e UNFPA-së.
The post UNFPA: Gratë shtatzëna në Gaza përballen me stres të paimagjinueshëm appeared first on Klan Kosova.





