Home > Uncategorized > Delegacioni i “Haxhi Zekës” pjesë e punëtorisë dyditore në Universitetin e Lubjanës

Delegacioni i “Haxhi Zekës” pjesë e punëtorisë dyditore në Universitetin e Lubjanës

//
/
Comments are Off

Një delegacion i Universitetit “Haxhi Zeka” ka marrë pjesë në punëtorinë dyditore mbi inovacionin dhe transferimin e teknologjisë, në kuadër të Shoqatës Evropiane të Universiteteve Eutopia More dhe Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor.

Kjo punëtori është mbajtur  në kuadër të projektit “EUTOPIA”, më 4 dhe 5 prill në Universitetin e Lubjanës.

Universiteti i Pejës është përfaqësuar në këtë takim nga prof.dr. Armand Krasniqi rektor, Dr.sc. Alma Shehu – Lokaj prorektore për çështje të mësimit dhe studentëve, Dr.sc. Vjosa Hajdari prorektore për buxhet dhe infrastrukturë dhe  Diana Shala Drejtore e buxhetit.

“Në kuadër të kësaj punëtorie janë diskutuar përvojat dhe sfidat e universiteteve lidhur me detyrimin për modernizimin dhe avancimin e proceseve universitare konkretisht në sferën e misionit të tretë. Nga ky këndvështrim nga një numër i caktuar panelistësh u paraqitën përvojat për hartimin dhe zbatimin e projekteve për transferin e dijeve dhe teknologjisë duke fuqizuar dhe sinkronizuar në këtë mënyrë edhe dy misionet tjetra”.

“Kjo punëtori rezultojë me qartësimin e qëllimeve dhe objektivave të sakta se roli i universiteteve evropiane është kompleks por tepër i fuqishëm në avancimet shoqërore – shkencore. Një universitet evropian determinohet nga përgjegjësia e lartë akademike, shkencore e shoqërore për t‘ju paraprirë ndryshimeve të shpejta inovatove e teknologjike duke i pasqyruar dhe zbatuar këto në plane dhe veprime të qarta universitare”, bën të ditur Universiteti i Pejës.

“Haxhi Zeka” në takimin e të Asamblesë së Përgjithshme të Forumit të Rektorëve të Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor, më 05 shtatortë të vitit 2023, në Rjekë të Kroacisë, ishte pranuar si anëtare e rregullt e Shoqatës Evropiane të Universiteteve Eutopia More që ka një rëndësi të madhe akademike e universitare.

 

 

The post Delegacioni i “Haxhi Zekës” pjesë e punëtorisë dyditore në Universitetin e Lubjanës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights