Home > Uncategorized > Izraeli thotë se 419 kamionë me ndihma kanë hyrë sot në Rripin e Gazës

Izraeli thotë se 419 kamionë me ndihma kanë hyrë sot në Rripin e Gazës

//
/
Comments are Off

Zyra e Koordinimit të Aktiviteteve Qeveritare në Territor të Izraelit (COGAT) thotë se 419 kamionë me ndihma kanë hyrë sot në Rripin e Gazës.

COGAT tha se ky është numri më i madh i kamionëve me ndihma që hynë në Gaza që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu thanë se 29 kamionë ushqimorë ishin dërguar veri të Gazës, aty ku po raportohet se gjendja është më e rëndë.

Ndërkaq. Izraeli është kritikuar vazhdimisht për bllokimin e hyrjes së ndihmave në Rripin e Gazës.

The post Izraeli thotë se 419 kamionë me ndihma kanë hyrë sot në Rripin e Gazës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights