Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje të thellë në përballje me favoritin e Grupit B4, Uellsin, me rezultat 6:0.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Rowe, në minutën e 30’, teksa për golin e dytë u përkujdes Green, në minutën e 44’.
Në pjesën e dytë, Rowe realizoi edhe njëherë në minutën e 60’. Ndërsa dy minuta më vonë, Morgan e katërfishoi epërsinë e Uellsit.
Dy golat e fundit i shënoi Hughes. Fillimisht në minutën e 85 dhe më pas në minutën e 93’.
Kosova pas dy xhirove renditet në vendin e fundit me zero pikë.
Dy ndeshjet e radhës Kosova i zhvillon kundër Kroacisë, fillimisht në shtëpi më 31 maj dhe më pas në udhëtim më 4 qershor.
The post Vashat e Kosovës turpërohen nga Uellsi appeared first on Klan Kosova.





