Çarshi Xhamia në Pejë konsiderohet si njëra ndër xhamitë më të vjetra në Kosovë.
Kështu ka thënë Imami Musli Arifaj, i cili për “Orën Shtatë” në Klan Kosova u shpreh se kjo xhami e ka ruajtur me shekuj traditën e islamit dhe të festave.
“Ndër xhamitë më të vjetra në Kosovë, xhami e cila me shekuj e ka përcjellur traditën e islamit dhe të festave në këto troje”.
“Xhamia është prej xhamive që është ruajtur në mënyrë fanatike, pamja e xhamisë dhe kjo bukuria e cila e ka pasur kjo xhami me shekuj”, u shpreh tutje ai.
Më poshtë mund të shihni xhirimet e Çarshi Xhamisë në Pejën e vitit 1975.
The post Xhirimet e Çarshi Xhamisë në Pejën e vitit 1975 (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




