Projekti “Rrënjët” po përdoret për të kuptuar origjinën e shqiptarëve.
Kështu thotë edhe Alban Lauka, i cili ishte i ftuar në Kosova Today të Klan Kosovës.
Ai thotë se dy familje, shumë të rëndësishme të shekullit 20-të, në Shqipëri, kanë origjinën në Ballkan që nga koha e hekurit, njofton Klankosova.tv.
“Kur testohet një pasardhës i një familje të shquar historike, atëherë mësohet edhe prejardhja e komplet vijës së tyre atërore, domethënë prejardhja e komplet familjes”, thotë Lauka.
“Mund të përmendi familjen Frashëri, nga Përmeti, apo familjen Bushtalliu nga Shkodra. Të dyja familje të rëndësishme nga shekulli i kaluar. Sipas rezultateve, edhe familja Frashëri edhe Bushatlliu, paraardhësit e tyre janë në Ballkan nga periudha para romake, me gjasë nga periudha e hekurit”.
“Edhe në Kosovë ka disa familje që kanë përputhje me Frashërlinjtë”.
The post Cila është origjina e shqiptarëve? Detajet e projektit ‘Rrënjët’, flet Aban Lauka (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.




