Profesori universitar, Bashkim Selmani, thotë se bashkimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në koalicionin VLEN në fushatë, nuk i përçan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.
“Përkundrazi nëse merret praktika e partive politike shqiptare që aktualisht janë në opozitë ato gjithmonë e kanë pasur përkrahjen e zotëri Thaçit dhe të gjithë Kosovës në përgjithësi”, u shpreh ai.
“Por kjo më shumë është tëndencë e dislokimit të gjendjes reale, për arsye se shqiptarët bashkëpunojnë shpirtërisht me njëri-tjetrin, edhe në aspektin politik”, shtoi Selmani në Edicionin Special.
The post Selmani thotë se bashkimi i Kurtit në koalicionin VLEN nuk i përçan shqiptarët e Maqedonisë së Veriut (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.