Home > Uncategorized > Gjimshiti: Fitorja ndaj Liverpoolit ishte shumë e bukur, mposhtëm një skuadër historike

Gjimshiti: Fitorja ndaj Liverpoolit ishte shumë e bukur, mposhtëm një skuadër historike

//
/
Comments are Off

Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka folur pas fitores ndaj Liverpoolit.

Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit bergamez, Gjimshiti nuk fshehu emocionet e fitores, transmeton klankosova.tv

Madje, Gjimshiti fitoren ndaj Liverpoolit e konsideroi edhe më të bukur se atë të Champions League.

“Unë kam qenë prezent edhe kur fituam në Champions League, por kjo fitore ishte edhe më e bukur, arritëm të mposhtim një skuadër historike si Liverpool, në një stadium të mbushur me tifozët e tyre. Të fitoje 3-0 ishte shumë bukur, zhvilluam një ndeshje përfekte në çdo aspekt. Liverpool bëri shumë gabime, por ata janë një skuadër e shkëlqyer, shumë e forte, duhet të jemi të kujdesshëm pasi asgjë nuk ka përfunduar”, u shpreh Gjimshiti.

Atalanta e Gjimshitit mori një fitore bindëse ndaj “Të kuqve” në “Anfield”, duke hyrë kështu praktikisht më një këmbë në gjysmëfinalen e Europa League.

The post Gjimshiti: Fitorja ndaj Liverpoolit ishte shumë e bukur, mposhtëm një skuadër historike appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights