Home > Uncategorized > Osmani kujton masakrën e Studenicës dhe atë Llashticës: Drejtësia për të vrarët, angazhim i pareshtur i yni

Osmani kujton masakrën e Studenicës dhe atë Llashticës: Drejtësia për të vrarët, angazhim i pareshtur i yni

//
/
Comments are Off

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Studenicës dhe atë të Llashticës.

Osmani tha se 25 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një nga ofensivat e tyre për shfarosjen e shqiptarëve dhe spastrimin etnik, masakruan gjashtë të moshuar dhe katër vajza të miutra të familjeve Lipaj-Zeqiraj në Studenicsë të Istogut.

“Barbaria e regjimit kriminal nuk njohu moshë, prandaj drejtësia është e domosdoshme dhe nuk do të ndalojmë asnjëherë në kërkim të saj”.

“Të njëjtën ditë, më 13 prill 1999 makineria vrastare e Serbisë në Llashticë të Gjilanit, pushkatoi e më pas dogji 13 shqiptarë, ndër të cilët edhe Fisnik Shabanin, 2 vjeçar”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, e para e shtetit tha se drejtësia për të vrarët është angazhim “i pareshtur i yni”.

The post Osmani kujton masakrën e Studenicës dhe atë Llashticës: Drejtësia për të vrarët, angazhim i pareshtur i yni appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights