Home > Uncategorized > Luzha: Shoh pabarazi kur burrat nuk merren më fëmijët dhe me gjërat e shtëpisë (VIDEO)

Luzha: Shoh pabarazi kur burrat nuk merren më fëmijët dhe me gjërat e shtëpisë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Besa Luzha, aktiviste për të drejtat e grave, ka folur për kontributin më të madh në një shtëpi mes grave dhe burrave.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ajo ka theksuar se sheh pabarazi kur burrat nuk ndihmojnë gratë e tyre për kujdesin e fëmijëve dhe me kujdesin e shtëpisë.

“Mund të themi nga studimi që kemi bërë mbi 70 për qind e grave në Kosovë, si synim kryesor e kanë vënë që të kenë fëmijë dhe të krijojnë familje. Si vlerën më të rëndësishme shoqërorë e kanë familjen dhe mëmësinë e më pas karrierën”.

“Kjo pastaj shkakton që gratë më lehtë të vet përmbahen nga kërkesa për t’u punësuar, apo nga kërkesa në karrierë. Shoh pabarazi kur burrat nuk merren më fëmijët dhe me gjërat e shtëpisë sepse këto nuk janë vetëm të grave, por duhet të merren edhe burrat”, ka thënë Luzha. /Klankosova.tv

The post Luzha: Shoh pabarazi kur burrat nuk merren më fëmijët dhe me gjërat e shtëpisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights