Home > Uncategorized > Koreanët e Veriut janë parë për herë të parë duke veshur karficat e Kim Jong Un

Koreanët e Veriut janë parë për herë të parë duke veshur karficat e Kim Jong Un

//
/
Comments are Off

Për herë të parë, zyrtarët e Koresë së Veriut janë parë të mbajnë karfica xhakete me imazhin e liderit Kim Jong Un, një tjetër shenjë që Veriu po rrit kultin e tij të personalitetit në nivelin që i është dhënë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë diktator.

Koreanëve të Veriut u kërkohet të mbajnë karfica mbi zemrat e tyre, të cilat për dekada mbanin imazhet e themeluesit të vendit, Kim Il Sung, ose djalit të tij Kim Jong Il, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Ekzistenca e karficave kushtuar Kim Jong Un nuk ishte verifikuar derisa media shtetërore publikoi foto të dielën që tregonin zyrtarë të veshur me karficat e tij në një takim të Partisë së Punëtorëve në pushtet.

The post Koreanët e Veriut janë parë për herë të parë duke veshur karficat e Kim Jong Un appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights