Është gjetur pa shenja jete Xhemajl Beluli, i cili ishte zhdukur nga dita e enjte në Gjilan.
Rasti u konfirmua për Klankosova.tv nga zëdhënësi i policisë Ismet Hashani.
“Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë në IML apo jo. Më vonë do të bëjmë të ditura edhe informacione të tjera lidhur me rastin”, tha Hashani.
Për zhdukjen e 61-vjeçarit kishte raportuar të hënën edhe Klankosova.tv.
61-vjeçari zhduket nga dita e enjte, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij
The post Ishe i zhdukur nga e enjtja, 61-vjeçari gjendet pa shenja jete appeared first on Klan Kosova.