Tentimet e Federatës së Notit të Kosovës për ta eklipsuar Hanën dështuan përfundimisht në ditën e tretë të korrikut.
23 ditë pa nisur Lojërat Olimpike në Paris, Federata Botërore e Sporteve të Ujit ua konfirmoi ftesat universale dy notarëve nga Kosova, Hana Beiqit dhe Adell Saboviqit për ta përfaqësuar vendin në not.
Nga Komiteti Olimpik i Kosovës njoftuan të mërkurën se kjo erdhi falë faktit që Hana dhe Adelli mblodhën më së shumti pikë FINA në procesin kualifikues.
Ky lajm e gëzoi pafundësisht Hanën.
Vendosja e rekordit të ri shtetëror në garat kualifikuese në Bazel, ia hoqi asaj dyshimet që mund të diskriminohet kësaj radhe.
Rrugëtimi deri te Lojërat Olimpike nuk ishte i lehtë për asnjërin prej notarëve.
Kiks Kosova pati raportuar disa herë për diskriminimin që Federata e Notit të Kosovës ia bëri Hanës, e për të cilin pati reaguar edhe KOK, madje Kosova ishte kritikuar edhe nga vetë Federata Botërore e Notit.
Barrikada në rrugën e tij për Olimpiadë pati edhe Adelli, i cili e paditi Federatën për diskriminim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.
Lojërat Olimpike në kryeqytetin francez fillojnë më 26 korrik e do të vazhdojnë deri më 11 gusht.
Këto do të jenë Lojërat e treta Olimpike Verore në të cilat merr pjesë Kosova.
The post Fundosen barrikadat, Hana Beiqi do e përfaqësojë Kosovën në Lojëra Olimpike appeared first on Klan Kosova.