Home > Uncategorized > Porugalia me veç një fitore ndaj Francës, por me peshë kampioni!

Porugalia me veç një fitore ndaj Francës, por me peshë kampioni!

//
/
Comments are Off

Goli i Eder në minutën e 109, rezultoi fatal për Francën në finalen e vitit 2016, kurse Portugalisë po i sillte titullin e parë të kampionit në Evropë.

“Gjelat” që këtë duel po e luanin në “Parkun e Princave” në Paris para tifozëve të tyre, e përjetuan atë që portugezëve u kishte ndodhur në vitin 2004, ku në Lisbonë humbisnin finalen nga Greqia, me rezultat të njejtë, 1-0.

Fitorja që shpalli Portugalinë kampione në Euro 2016, ishte e para në histori ndaj Francës, por me peshën më të madhe se 7 triumfet e francezëve që kanë arritur në duelet e ndërsjella.

Vetëm dy barazime njeh përballja mes këtyre dy shteteve, 0-0 në Ligën e Kombeve në vitin 2020 dhe 2-2 në Evropianin e kaluar, gjatë fazës së grupeve, njofton Klankosova.tv.

Franca e ka fituar dy herë këtë kompeticion. Në vitin 1984 të udhëhequr nga legjenda Platini, mposhtën 2-0 Spanjën, kurse 16 vjet më vonë, me “magjistarin” Zidane, mundën Italinë 2-1, ku vendosi “goli i artë” i sulmuesit David Trezeguet.

Portuigali – Francë luhet të premten, me fillim në orën 21:00 dhe transmetohet direkt dhe ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Motion.

The post Porugalia me veç një fitore ndaj Francës, por me peshë kampioni! appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights