Home > Uncategorized > Shqipëri: Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Shqipëri: Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

//
/
Comments are Off

Ish-ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë, Ilir Beqaj u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje. Ai dyshohet se ka kryer abuzime me fondet e drejtorisë së SASPAK.

Lidhur me këtë dosje pak muaj më parë u zhvilluan disa kontrolle në disa biznese, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Beqaj doli në komunikime me vartës të tij në kohën kur drejtonte zyrën e SASPAC, biseda lidhej me “kopsitjen” e letrave dhe praktikave.

Hetimi i kësaj dosjeje do bëhet nga prokurorja Elida Kaçkini dhe Altin Dumani.

Tashme Beqaj krahas masës së sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dalje jashtë vendit” për sterilizimin, i shtohet edhe mase e dytë e sigurisë ajo e arrestit me burg.

 

The post Shqipëri: Arrestohet ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights