Home > Uncategorized > Kris Jenner detyrohet t’i heqë vezoret për shkak të tumorit

Kris Jenner detyrohet t’i heqë vezoret për shkak të tumorit

//
/
Comments are Off

Yli i televizionit reality, Kris Jenner, ka njoftuar se do t’i heqë vezoret pasi iu zbulua një tumor.

“Doja t’ju tregoja diçka… Shkova te doktori dhe bëra kontrolli”, u tha 68-vjeçarja Jenner e përlotur vajzave të saj të famshme në edicionin e së enjtes në “The Kardashians”.

“Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time”, shtoi ajo.

“Dr. A tha se duhet të më hiqen vezoret dhe jam e emocionuar për këtë. Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi dhe aty u rritën, në barkun tim. Pra, ky është një vend shumë i shenjtë për mua”.

Fëmijët e saj të rritur ofruan fjalë mbështetjeje.

“Të bësh një operacion dhe të heqësh vezoret është një punë vërtet e madhe”, tha Kim Kardashian. “As nuk mund ta imagjinoj të isha në atë situatë dhe se si do të ndihesha vërtet e frikësuar”.

Kourtney Kardashian shtoi: “Unë e kuptoj plotësisht se si ndihet nëna ime, sepse unë do të ndihesha në të njëjtën mënyrë”.

The post Kris Jenner detyrohet t’i heqë vezoret për shkak të tumorit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights