Turqia ka kaluar në epërsi kundër Holandës në çerekfinale të Euro 2024.
Turqit shënuan në minutën e 35-të të takimit me anë të Akaydin pas një asistimi perfekt të Arda Gulerit, njofton Klankosova.tv.
Përveç rezultatit, Turqia aktualisht e ka edhe dominimin në fushë, ku ka krijuar gjashtë shanse për të shënuar, për dallim nga Holanda e cila i ka krijuar vetëm tri.
Ndeshjen mes Turqisë dhe Holandës mund ta ndiqni në Klan Kosova dhe Artmotion.
The post Turqia kalon në epërsi ndaj Holandës, shënon Akaydin pas asistimit perfekt të Gulerit appeared first on Klan Kosova.