Home > Uncategorized > Xhaka e Shaqiri “po vijnë në shtëpi”, Anglia kalon në gjysmëfinale

Xhaka e Shaqiri “po vijnë në shtëpi”, Anglia kalon në gjysmëfinale

//
/
Comments are Off

Anglia ka kaluar në gjysmëfinale pasi e mposhti Zvicrën me anë të penalltive.

Anglezët shënuan pesë penalltitë, ndërsa zviceranët e huqën të parën, duke ia shuar kështu shpresën për ta bërë historinë, të kualifikoheshin për herë të parë në një gjysmëfinale të një Kampionati Evropian.

Koha e rregullt ishte mbyllur 1-1, ku Zvicra e para kaloi në epërsi me Embolon, por që Saka barazoi gjithçka.

Në këtë ndeshje, Xhaka ishte ai që luajti për 120 minuta, kurse Shaqiri u inkuadrua në minutën e 110-të, e i cili shënoi në penallti, por s’ishte e pamjaftueshme.

The post Xhaka e Shaqiri “po vijnë në shtëpi”, Anglia kalon në gjysmëfinale appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights