Home > Uncategorized > EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti

EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti

//
/
Comments are Off

Kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka, ka treguar formë të lartë në pesë ndeshjet që i zhvilloi në “EURO 2024”.

Ai arriti të shpallej dy herë “futbollist i ndeshjes”, kundër Hungarisë dhe ndaj Gjermanisë.

E po ashtu ishte komandant i skuadrës zvicerane me plot kuptimin e fjalës, duke i udhëhequr ‘helvetikët’ drejt fitores kundër Italisë.

Xhaka është njëri nga futbollistët që ka vrapuar më së shumti gjatë pesë ndeshjeve të deritanishme në Kampionatin Evropian.

31-vjeçari ka mbuluar plot 62 kilometra gjatë këtyre lojëve.

Por, ai nuk është i pari në listë.

Aty kryeson futbollisti i Anglisë, Declan Rice, i cili i ka mbi 63 kilometra të vrapuara.

Ndërsa i treti sipas statistikave është Joshua Kimmich, me rreth 61 kilometra të vrapuara.

Zvicra u eliminua mbrëmë nga Anglia në fazën çerekfinale të “EURO 2024”, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4.

I pafat në gjuajtjen e 11-metërshit ishte mbrojtësi Manuel Akanji.

Anglia në gjysmëfinale do të luajë ndaj Holandës, derisa përballja tjetër interesante është ajo mes Francës dhe Spanjës.

Ndeshjet do të luhet më 9 dhe 10 korrik dhe ato do të transmetohet drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.

The post EURO 2024, Rice dhe Xhaka dy futbollistët që kanë vrapuar më së shumti appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights