Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në disa ushtrime të ushtrisë serbe, trajnohen edhe serbë të Kosovës.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Kosova merr informacione nga inteligjencat e ndërkombëtare lidhur me ushtrimet që ushtria serbe po i bënë, e që mund të ketë një ringjallje të grupit të Milan Radoiçiqit.
“Është dyshuar që në livadhet e fasuleve një garnizon ku ushtria serbe bën ushtrime të ndryshme, është dyshuar se grupi i Radoiçiqit ka bërë ushtrime aty. Ndonëse ushtria serbe e mohon një fakt të tillë, por nuk e mohon që serbë të Kosovës po trajnohen në ushtrinë e Serbisë.”
“Para një jave, kishte një ushtrim masiv të ushtrisë së Serbisë aty, natyrisht nuk përjashtohet fakti se serbë të Kosovës të kenë ushtruar aty, edhe aty kur u zhvillojke filmimi i atij ushtrimi ushtarak që është element mjaft shqetësues për Kosovën”.
“Prandaj, Kosova i merr këto informacione, jo që i prodhon vet, i merr nga inteligjencat e ndryshme si të NATO, Britanisë së Madhe dhe ShBA-së, dhe që thotë që elementet që mund të rigrupojnë njerëzit që tashmë mund të udhëhiqen fizikisht nga Radoiçiq. E të ketë prapë probleme sidomos në vijën kufitare, dhe në këto komunat siç është Leposaviqi dhe Zveçani”, ka thënë Tahiri. /Klankosova.tv
The post Tahiri: Serbë nga Kosova po trajnohen në ushtrinë e Serbisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.