Home > Uncategorized > M&Sillosi thyen krejt rekordet e grumbullimit të grurit

M&Sillosi thyen krejt rekordet e grumbullimit të grurit

//
/
Comments are Off

Kronikë nga: Ardian Gaxherri

Sofrave kosovare pritet t’u shtrohen prodhimet e miellit.

Kjo pasi gruri pagoi goxha mirë këtë vit, raporton Klan Kosova.

E adresa e shumicës së fermerëve të vendit, për shitjen e këtij prodhimi bujqësor, është MSillosi, i njohur ndryshe edhe si kryehambari i Kosovës.

Në M&Sillosi thonë që këtë vit u tejkaluan krejt parashikimet përsa i përket grumbullimit të grurit.

Gjigandi i Xërxës pret që mbi 20 mijë fermerë t’ia besojnë të korrat e veta.

Fermerët thanë se janë të kënaqur me cilësinë, por edhe rendimentin e lartë të grurit këtë vit.

Sipas tyre, M&Sillosi është zgjidhja më e mirë për shitjen, por edhe ruajtjen e produktit të tyre.

Në M&Sillos thanë se ofrojnë kushte të mira për të blerë grurë dhe se janë të hapur për gjithë fermerët. /Klankosova.tv

The post M&Sillosi thyen krejt rekordet e grumbullimit të grurit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights