Home > Uncategorized > Përfundon restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit

Përfundon restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit

//
/
Comments are Off

Ka përfunduar restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit, e cila ndodhet në një peizazh të mrekullueshëm natyror, në fshatin Terziaj të Gjilanit.

Kështu ka bërë të ditur ministria e Kulturës në një postim në Facebook.

E ndërtuar në vitin 1947, kjo kullë dykatëshe ka pasur funksion të banimit, dhe tash si një aset i trashëgimisë kulturore, i ka shpëtuar shkatërrimit, shkruan Klankosova.tv.

Kulla e Xhelë Hajdinit, është e ndërtuar nga guri dhe druri, edhe tash pas restaurimit ka ruajtur konstruksion e mëhershëm të saj.

Restaurimi do të vazhdojë edhe në dy shtëpi të tjera të familjes Hajdini, që janë plot vlera arkitekturore dhe dëshmi të së kaluarës.

The post Përfundon restaurimi i kullës së Xhelë Hajdinit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights