Sonte me fillim nga ora 21:00, në finalen e “EURO 2024” do të përballen Spanja dhe Anglia.
Me paraqitjet e treguara deri më tani në këtë Kampionat Evropian, “Furia e Kuqe”, llogaritet favorite, derisa “Tre luanët” nuk kanë bindur me lojën e tyre, megjithatë ata kanë arritur që ta prekin fazën finale.
Përballja e sonte, është e 28-ta me radhë.
Sipas statistikave në 27 lojët zyrtare të zhvilluar deri më tani, anglezët kanë më shumë fitore.
Anglia i ka 14 fitore, Spanja 10 dhe 3 ndeshje kanë përfunduar baraz.
Fitorja e fundit e skuadrës së Gareth Southgate, kundër Spanjës ishte në vitin 2018-të, konkretisht më 15 tetor në kuadër të Nations League, me rezultat 1:0 me golin e Raheem Sterling.
The post Anglia ka më shumë fitore se Spanja appeared first on Klan Kosova.