Home > Uncategorized > Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik

//
/
Comments are Off

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur i shokuar ndaj atentatit për vrasje të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Konjufca thotë se ky atentat është sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik, përcjell Klankosova.tv.

“Ky atentat është një sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik. Falë Zotit, Presidenti Trump i shpëtoi këtij sulmi, ndërsa Amerika sot ka nevojë për bashkim rreth vlerave të saj fundamentale të lirive qytetare dhe politike”, shkroi kryeparlamentari në facebook.

“Populli i Kosovës qëndron pranë popullit amerikan në çdo rrethanë e përballë çdo sfide që synon ta cenojë”, transmeton Klankosova.tv.

The post Konjufca për atentatin ndaj Trumpit: Sulm ndaj demokracisë dhe pluralizmit politik appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights