Me fillim nga ora 02:00 pas mesnate, Argjentina në finalen e “Copa America” do të përballet kundër Kolumbisë.
Lionel Messi, me shokët e tij, do të kërkojë lavdinë e radhës me ekipin e tij kombëtar, pasi e fitoi një herë këtë trofe dhe më pas edhe Kupën e Botës.
E për ta arritur trofeun e radhës, “Albiçelestët” do të duhet të kalojnë pengesën e quajtur Kolumbi.
Kolumbianët, të udhëhequr nga James Rodriguez në super formë eliminuan një nga një kundërshtarët, përfshirë edhe Uruguain.
Kjo është hera e parë që këto dy kombëtare takohen në finale.
Kolumbnia ka 28 ndeshje pa humbje, 22 fitore e gjashtë barazime, duke treguar formë fantastike.
The post Messi e kërkon lavdinë me Argjentinën appeared first on Klan Kosova.