KD Events e Artmotion për 30 ditë rresht në qendër të Prishtinës ofruan spektakël futbollistik me rastin e Kampionatit Evropian.
Sonte festivalit të futbollit i erdhi fundi.
E ky festival i erdhi fundi ashtu siç ishte më së miri.
Kushtrim Demiri nga KD Events shprehu falëndërim për qytetarët që morën pjesë masivisht në këtë organizim.
Demiri tha se të realizohet një organizim i tillë për 30 ditë rresht është një gjë e jashtëzakonshme.
Ai theksoi se është tejet i kënaqur që qëllimi është arritur.
The post KD Events dhe Artmotion falënderojnë qytetarët për pjesëmarrjen masive në Prishtina Football Fest appeared first on Klan Kosova.