Home > Uncategorized > CNN: Harris dhe Vance nuk kanë folur ende, por po përpiqen të gjejnë kohë për sot

CNN: Harris dhe Vance nuk kanë folur ende, por po përpiqen të gjejnë kohë për sot

//
/
Comments are Off

Zëvendëspresidentja amerikan Kamala Harris dhe kandidati i ri i ish-presidentit Donald Trump, senatori i Ohajos, JD Vance , nuk kanë folur ende që nga mëngjesi i sotëm, por ekipet e tyre po përpiqen të gjejnë një kohë për t’u lidhur sot, thotë një burim i njohur me këtë çështje.

CNN raportoi më parë se Harris i la një postë zanore Vance-it menjëherë pasi Trumpi shpalli senatorin e Ohajos si zgjedhjen e tij për nënpresident, të hënën, transmeton Klankosova.tv.

Vance nuk iu përgjigj telefonatës së Harris sepse vinte nga një numër i panjohur dhe ai nuk ishte në gjendje të telefononte.

Stafi i ekipit të Vance që atëherë ka qenë në kontakt me ekipin e Harris për të punuar në vendosjen e një telefonate.

The post CNN: Harris dhe Vance nuk kanë folur ende, por po përpiqen të gjejnë kohë për sot appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights