Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti kishte sulmuar dy persona, shtetas të huaj.
Sipas policisë, i dyshuari gjatë përleshjes ua kishte vjedhur edhe një telefon.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport, njofton Klankosova.tv.
The post Rrahu dy persona në Prishtinë dhe ua vodhi një telefon, arrestohet appeared first on Klan Kosova.