Home > Uncategorized > Policia për shpërthimin në Ujman: Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin

Policia për shpërthimin në Ujman: Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin

//
/
Comments are Off

Policia ka bërë të ditur se është hetuar rastin në lidhje me shpërthimin që ndodhi pasditen e sotme në afërsi të Liqenit të Ujmanit, me ç’rast u dëmtuan dy vetura.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëvendësdrejtori rajonal i policisë për veriun, Veton Elshani.

“Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin në fjalë, por nuk jemi duke specifikuar diçka”, tha ai.

Rasti në fjalë i kishte tronditur disa qytetarë që ishin duke u larë në momentin kur ndodhi shpërthimi.

Klankosova.tv i ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti kur kishte ndodhur ky rast.

Ekskluzive: Momenti i shpërthimit në Ujman, qytetarët po laheshin në liqen (VIDEO)

The post Policia për shpërthimin në Ujman: Jemi duke marrë veprime në lidhje me rastin appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights