Home > Uncategorized > Trump thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për “një problem” përpara atentatit

Trump thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për “një problem” përpara atentatit

//
/
Comments are Off

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, tha të shtunën se askush nuk e paralajmëroi atë për një problem në prag të tubimit në Pensilvani, ku ai mbeti i plagosur në vesh si pasojë e një atentati ndaj tij.

“Askush nuk e përmendi atë, askush nuk tha se kishte një problem. Unë do të kisha pritur për 15 minuta, ata mund të kishin thënë le të presim për 15 minuta, 20 minuta, 5 minuta, diçka. Askush nuk tha”, tha Trump për Fox News në një intervistë.

“Unë mendoj se ishte një gabim. Si u ngjit dikush në atë çati? Dhe pse nuk u raportua?”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv.

Shërbimi Sekret thotë se i mohoi Trumpit burime shtesë në vitet e fundit edhe pse ekipi i tij u ankua

The post Trump thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për “një problem” përpara atentatit appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights