Home > Uncategorized > Hamiti: Qeveria Kurti nuk po arrin t’i bindë aleatët për asgjë (VIDEO)

Hamiti: Qeveria Kurti nuk po arrin t’i bindë aleatët për asgjë (VIDEO)

//
/
Comments are Off

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka thënë që qeveria aktuale e Kosovës nuk po arrin t’i bindë aleatët ndërkombëtarë për asgjë.

“Këta nuk ia kanë dalë të bindin as miqtë dhe aleatët tanë për drejtësinë e kauzës sonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka thënë Hamiti në Edicionin Special të Klan Kosovës.

“Dukej praktikisht punë e kryer, po them është fjalë e madhe, gati e paevitueshme do të thoshte dikush, doli se këta tanët nuk ia kanë dalë t’i bindin vendet kyçe të BE-së për këtë punë”.

The post Hamiti: Qeveria Kurti nuk po arrin t’i bindë aleatët për asgjë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights