Home > Uncategorized > Miku i Faton Hajrizit thotë se dyshon që ai mund të jetë gjallë

Miku i Faton Hajrizit thotë se dyshon që ai mund të jetë gjallë

//
/
Comments are Off

Erkin Morina, dyshon se miku i tij nuk është vrarë nga policia e Serbisë, të premten në Loznicë.

Ai në emisionin Kosova Today në Klan Kosova, tha se dyshimet e tij bazohen te fakti që institucionet shtetërore serbe ende nuk e kanë identifikuar viktimës dhe se ende nuk e kanë kthyer kufomën e tij në vendlindje.

“Ajo që më bën të dyshoj është që institucionet e sigurisë ende qe disa ditë nuk kanë arritur të identifikojnë kufomën. Unë i falënderoj institucionet e Kosovës që kanë bërë kërkesë që të identifikohet trupi dhe të kthehet në vendlindje trupi i Fatonit”, tha ai në Klan Kosova.

“Ajo që më bën të dyshoj se edhe pse kanë kaluar këto ditë, ende nuk është kryer identifikimi”, theksoi miku i Faton Hajrizit.

Morina tha se Hajrizin e kujton si shok besnik dhe njeri të mirë.

“Unë e mbaj mend si një shok besnik, i cili gjithmonë i ka treguar parimet e tij të burrnisë. Ajo që më ka bërë përshtypje është se gjatë kohës në burg, ai ka qenë i interesuar t’i kthehej jetës familjare dhe ka pasur ambicie që ta përfundojë edhe fakultetin pasi që e kreu shkollën e mesme”, tha Morina.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha të premten se personi i vrarë në Lloznicë të premten në mesditë është identifikuar si Faton Hajrizi.

The post Miku i Faton Hajrizit thotë se dyshon që ai mund të jetë gjallë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights