Ushtruesja detyrës së drejtoreshës se përgjithshme të RTK-së, Zana Spahiu ka ofruar dorëheqje nga kjo pozitë.
Lajmi është konfirmuar nga Radio Televizioni Publik i Kosovës, ku thanë se dorëheqja e saj do të jetë efektive nga 30 korriku, transmeton Klankosova.tv.
Spahiu, sipas RTK-së, ka thënë se më vonë do të flasë edhe për arsyet e dorëheqjes nga kjo pozitë.
Kjo është dorëheqja e parë nga RTK-ja, pas publikimit të lajmit nga mediumi boshnjak “Slobodna Bosna”, i cili thoshte se dy mediumet kosovare, “Nacionale” dhe “Periskopi” i shërbejnë pushtetit në Serbi.
The post Dorëhiqet u.d drejtoresha e përgjithshme e RTK-së, Zana Spahiu appeared first on Klan Kosova.