Home > Uncategorized > Elbasan: 53-vjeçari i shkakton lëndime ish-gruas së tij me mjet prerës

Elbasan: 53-vjeçari i shkakton lëndime ish-gruas së tij me mjet prerës

//
/
Comments are Off

Një 53-vjeçar i ka shkaktuar lëndime ish-gruas së tij me mjet prerës në Elbasan.

Policia e arrestoi dhe e shoqëroi në polici të dyshuarin, ndërsa viktima është jashtë rrezikut për jetën.

“Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, shkruan në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.tv.

Policia tha gjithashtu se e gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

The post Elbasan: 53-vjeçari i shkakton lëndime ish-gruas së tij me mjet prerës appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights