Përsëri aty ku filloi gjithçka…
Janet të cilën jemi mësuar ta shohim duke vallëzuar vallet shqiptare, është kthyer në kullën ku nisi rrugëtimi, hulumtimi dhe bashkëjetesa me shqiptarët këtu në Kuqishtë !
Ajo tregoi se si erdhi për herën e parë në Kosovë dhe si u njoftua me shoqen e saj të zemrës, Dushe Gjevukajn.
Kjo e fundit tregon se si u bë mike me Janetin, dhe kujtimet që përherë mbesin në memorien e saj.
Grupi vizitoi shumë vende, por siç duket u fascinua me bukuritë e Rugovës dhe jo vetëm.
Turistja kroate:
“Është jashtëzakonisht bukur saqë nuk ngopem asnjëherë duke shijuar këto pamje. Ishim në Opojë dhe tani jemi këtu dhe është aq bukur sa nuk kam koment. Babai im është nga Peja, më pas ka lëvizur në Zagreb dhe tani u ktheva për të parë rrënjët e mia, ndjehem shumë e afërt këtu”, u shpreh ajo.
Amerikani:
“Është herë e parë këtu në Kosovë, në vitin 1982 udhëtuam nga Italia në Damask dhe kaluam kah Jugosllavia por tani në Kosovë. Malet këtu janë shumë më të mira, unë jam nga Pensilvania dhe malet tek ne nuk janë kaq të larta këto male janë pak si malet në Kaliforni, Montana deri në Kanada”, tha ai.
Ndiqeni storien e realizuar nga gazetari Kushtrim Bekolli.
The post Amerikanja Janet Reineck, përsëri në Kosovë por tash me grup turistësh appeared first on Klan Kosova.