Home > Lajme > Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dy raste të vjedhjeve

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për dy raste të vjedhjeve

///
Comments are Off

Policia e Kosovës ka arrestuar të mërkurën një person në Fushë Kosovë.

I njëjti dyshohet për dy raste të vjedhjeve.

Sipas njoftimit të Policisë, rastet kanë ndodhur gjatë muajit korrik të këtij viti, në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Fushë Kosovë.

Personi i arrestuar me inicialet I.H 30 vjeçar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku dy raste të vjedhjeve.

Njoftimi i Policisë:

Dje nga njësite policore të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për dy raste vjedhjeve.

Rastet kanë ndodhë gjatë muajit korrik 2024, në rrugën Lidhja e Pejës në Fushë Kosovë.

Puna e hetuesve policor është finalizuar dje, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar:

– I,H, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për së paku 2 raste të vjedhjeve.

Verified by MonsterInsights