Home > Uncategorized > Arrestohet 36-vjeçari në Shtime, gjuajti me armë në dasmë

Arrestohet 36-vjeçari në Shtime, gjuajti me armë në dasmë

//
/
Comments are Off

Policia në Shtime ka arrestuar një person pasi kishte shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në rrugën “2 korriku”.

I dyshuari është 36-vjeçar me inicialet D.F., tek i cili bëhet e ditur se është gjetur arma e zjarrit me të cilën dyshohet se ka shtënë gjatë ahengut.

Ai është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore, ndërsa si provë materiale është sekuestruar pistoleta.

The post Arrestohet 36-vjeçari në Shtime, gjuajti me armë në dasmë appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights