Home > Uncategorized > Turqia bllokon Instagramin pas debatit të ‘censurës’

Turqia bllokon Instagramin pas debatit të ‘censurës’

//
/
Comments are Off

Turqia ka bllokuar qasjen në Instagram, tha autoriteti kombëtar i komunikimit, pasi një zyrtar i lartë qeveritar kritikoi platformën e mediave sociale për “censurimin” e përmbajtjeve të lidhura me Hamasin, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

Autoriteti i komunikimit BTK ka njoftuar bllokimin të premten, pa dhënë shpjegime për vendimin dhe as kohëzgjatjen e ndalimit.

Masa vjen pas komenteve të mërkurën nga drejtori i komunikimit i presidencës turke, Fahrettin Altun, duke kritikuar platformën në pronësi të Meta-s për atë që ai e quajti vendimin e saj për të bllokuar postimet e ngushëllimit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh.

“Kjo është censurë, e pastër dhe e thjeshtë”, shkroi Altun në platformën X, duke vënë në dukje se Instagram nuk kishte përmendur ndonjë shkelje të politikës për vendimin e tij për të bllokuar përmbajtjen.

“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë lirinë e shprehjes kundër këtyre platformave, të cilat kanë treguar vazhdimisht se i shërbejnë sistemit global të shfrytëzimit dhe padrejtësisë”.

“Ne do të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë palestinezë në çdo mundësi dhe në çdo platformë”, tha Altun.

Ismail Haniyeh, shefi politik i Hamasit dhe aleat i ngushtë i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, dhe truproja e tij u vranë në Teheran të mërkurën. Hamasi dhe Irani fajësuan Izraelin, i cili nuk ka komentuar për sulmin.

Sipas mediave turke, janë më shumë se 50 milionë përdorues të regjistruar në Instagram në Turqi, me një popullsi prej 85 milionë banorësh.

Shumë përdorues në këtë shtet përdorën platformën X sot për t’u ankuar për pamundësinë për të rifreskuar përmbajtjen e tyre në Instagram.

“Qasja në Instagram u bllokua (…) rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm pas një urdhri administrativ. Vendimi është marrë ose nga presidenca ose një ministri. BTK-ja duhet të miratojë vendimin e saj nga një gjykatës”, shkroi në X Yaman Akdeniz, ekspert turk i ligjit digjital.

“Censura e vendosur në Instagram është arbitrare dhe nuk mund të ketë kurrë asnjë shpjegim apo justifikim. Asnjë gjyqtar nuk duhet ta miratojë një kërkesë të tillë”, shtoi ai.

The post Turqia bllokon Instagramin pas debatit të ‘censurës’ appeared first on Klan Kosova.

Verified by MonsterInsights