Notarja Hana Beiqi është garuesja e fundit që do të përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Beiqi, e cila është vetëm 15 vjeç, do të debutojë sot në Lojërat Olimpike, shkruan IndeksOnline.
Ajo do të garojë në disiplinën 50 metra stil i lirë, me garat e notit që nisin nga ora 11:00.
Beiqi, në një intervistë për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës, ka thënë se po i realizohet ëndrra.
”Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike normalisht që është punë e gjatë. Prej fillimit të karrierës sime e kam pasur dëshirë të marrë pjesë në Lojërat Olimpike dhe tashmë më është plotësuar dëshira, ëndrra ime prej se kam nisur notin. Normalisht ka qenë një rrugëtim i vështirë, sidomos me luftën ndërmjet federatës, por me rëndësi është që ia kam dalë dhe kam treguar që mund të arrij dhe të jem anëtare e Komitetit Olimpik. Shpresoj ta përfaqësoj Kosovën dhe ta dërgoj në nivelin më të lartë në sportin e notit,” ka deklaruar Hana Beiqi. /GazetaKombi