Home > Uncategorized > Shqipëria teston për herë të parë dronët në kushte të errësirës

Shqipëria teston për herë të parë dronët në kushte të errësirës

///
Comments are Off

Shqipëria mbrëmë për herë të parë ka testuar dronët Bayraktarë në kushte të errësirës nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë.

Ndërsa, janë publikuar edhe disa pamje.

“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës. Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”, thuhet në postim, derisa janë publikuar edhe disa pamje.

Verified by MonsterInsights