Home > Showbiz > Këto janë pasojat kur goja nuk të ndalet për audiencë” – Noizy reagon pas përplasjes me tiktokerin Medi Iseni

Këto janë pasojat kur goja nuk të ndalet për audiencë” – Noizy reagon pas përplasjes me tiktokerin Medi Iseni

///
Comments are Off

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, i arrestuar pas një incidenti të dhunshëm me tiktokerin Medi

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, së bashku me grupin e tij, ka sulmuar tiktokerin shqiptar Muhamet Iseni, i njohur si Medi, dhe një familjar të tij. Dy ditë pas ngjarjes, është raportuar se Noizy ka rënë në prangat e Policisë, siç raporton Sinjali.

Sinjali ka qenë media që raportoi ekskluzivisht për këtë rast dhe më vonë publikoi edhe pamjet brutale të tiktokerit Medi pas rrahjes.

Pas këtij incidenti të përfolur, Noizy ka reaguar përmes një postimi në Instagram. Në këtë postim, reperi ndan një video të natës së kaluar, duke pretenduar se Medi kishte planifikuar ta sulmonte atë në prapaskenë nga Shqipëria.

Në video, Noizy tregon se ka përballuar kërcënime dhe tensione, por thekson se nuk ka pasur kontakt fizik me Isenin. Ai sqaron situatën duke thënë se nuk preku askënd atë natë në Pejë dhe se ndodhej në dhomën e ndërrimit (Backstage) kur sulmi ndodhi.

Postimi i Noizy-t:

“Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit (Backstage), aty ku ishte personi në fjalë bashkë me tre shokët e tij, ai është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe nuk e di se kush janë. Jam shtangur nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe pa pritur dhe nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi më ka shoqëruar me shpejtësi jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me dy shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment. Vetëm di të them se unë isha në punë kur ai vendosi të më sulmojë sepse i kishte premtuar dikujt një natë më parë në TikTok ku thotë ‘do iki në backstage te Noizy dhe do bëj pompa’. Dhe, pse ka pasur aq shumë njerëz në backstage kur ti vendose të hyje aty, nuk e di, por di të them se kështu ndodh në çdo koncert, hyjnë e dalin plot njerëz: fansat, kamarierët, sigurimi, miqtë, kolegët, etj. Mirëpo, nëse do më jepej mundësia të kthehem prapë në atë moment, nuk do e lejoja askënd të prekte, por do ti thoja turp të vije se je 40 vjeç baba me fëmijë. Por mësova më pas, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo vetëm mua. Këto janë pasojat kur goja nuk të ndalet për audiencë në TikTok.” / Gazeta Kombi

Verified by MonsterInsights