Disa qytetarë të komunës së Deçanit me dëshirën e tyre janë konvertuar sot në famullinë e Gllogjanit nga feja islame në atë katolike.
Për këtë pagëzim, qytetarët e besimit katolik janë shprehur se nuk është i rëndësishëm se cilit religjion i përket, por të rëndësishme janë lutjet ndaj Zotit.
Miftar Lekaj, njëri nga ta pagëzuarit në fenë katolike, është arsyetuar se i njëjti ka trashëguar emrin e katragjyshit të tij dhe për këtë arsye është konvertuar në fenë që ka pasur. Si arsye tjetër, ai ka shtuar se ka dashur të largohet nga “ekstremistët” e fesë islame, duke thënë se konvertimi në fenë katolike i bashkon të gjithë shqiptarët.
Lekaj: Të kthehemi në fenë që kemi pasur